Një asteroid pritet t'i afrohet tokës në Natën e Krishtlindjeve

  • 04 January 2020 - 10:27
Një asteroid pritet t'i afrohet tokës në Natën e Krishtlindjeve

P as Natës së Shtrigave, kur jo shumë larg tokës kishte kaluar një asteroid, pritet që Tokën ta 'vizitojë' edhe një asteroid tjetër, që, sipas parashikimeve të astronomëve do t'i afrohet tokës në pikën më të afërt në Natën e Krishtlindjeve.

Asteroidi në fjalë ishte zbuluar nga programi për hulumtimin e objekteve në afërsi të tokës në vitin 2003, është rreth 2 kilometra i gjatë dhe është emëruar me shifrën '2003 SD220'. Fatmirësisht, asteroidi nuk do ta rrezikojë planetin tonë, pasi distanca më e vogël mes asteroidit dhe tokës prite të jetë 10.8 milionë kilometra.

(Kosova Sot Online)