Tokës i kërcënohet një rrezik i madh nga kometat gjigante

  • 07 January 2020 - 09:49
Tokës i kërcënohet një rrezik i madh nga kometat gjigante

Planeti ynë është më i rrezikuar nga goditja e asteroideve apo kometave, sesa që është menduar më parë. Shumica e studimeve që merren me trupat qiellorë, potencialisht të rrezikshëm, janë të përqendruar te objektet në brezin e asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit.

Por, gjatë dekadave të fundit, ekspertët kanë zbuluar me qindra komete të mëdha, të quajtura centaurë, orbitat e të cilave janë shumë më të mëdha, gjë që dmth se lista e objekteve të rrezikshme duhet të zgjerohet. Këto objekte të përbëra nga akulli dhe pluhuri zakonisht kanë një diametër prej 50 deri 100 kilometra dhe një orbitë jostabile eliptike, ku disa prej tyre presin rrugëtimin e planetëve të mëdhenj.

(Kosova Sot Online)