Fantazmat e çifligut "Ringwood"

  • 08 January 2020 - 09:50
Fantazmat e çifligut

Çifligu "Ringwood" përbëhet nga një shtëpi e mrekullueshme, e vjetër. Por, nuk është një vend i përshtatshëm për ta vizituar natën. E ndërtuar gjatë viteve 1700, shtëpia ishte e shoqëruar me disa ndërtesa më të vogla, që së bashku ishin pjesë e çifligut. Aty banonte gjenerali Erskine, i cili kishte një biznes me hekur. Ai ishte gjeograf dhe ndihmës i gjeneralit George Washington gjatë Luftës revolucionare. Thënë më shkurt, ai bënte harta.

Gjenerali Erskine vdiq nga pneumonia gjatë luftës dhe ishte varrosur në çiflig. Në këtë çiflig ekziston një pellg i vogël, i cili është i rrethuar me një kopsht ku është shumë mirë të qëndrosh gjatë ditës. Por, natën... aty hedhin valle fantazmat. Jo vetëm te pellgu, por fantazmat janë parë gjithandej në këtë çiflig. Në brendësi të shtëpisë është parë fantazma e një shërbëtoreje, e cila rri më shpesh në një dhomë të vogël të gjumit në katin e dytë. Thuhet se ajo ishte rrahur deri në vdekje në atë dhomë. Tani dëgjohen hapa që vijnë nga aty, sikur të ishte duke ecur ndokush. Fantazma tjetër, ajo afër pellgut, është e vetë gjeneralit, i cili në muzg shihet duke qëndruar ulur, afër varrit të vet. Vend i mirë për pushime, apo jo?

(Kosova Sot Online)