Bën ndeshje, duke dashur që të udhëtonte në kohë

  • 09 January 2020 - 09:33
Bën ndeshje, duke dashur që të udhëtonte në kohë

Një njeri nga Neshvilli i Tenesisë, SHBA, e ka "ngulur" veturën e tij në një ndërtesë derisa ishte duke tentuar që të hynte në një "portë kohore". Njeriu 40- vjeçar, i cili duket se besonte që duke vozitur veturën e tij "Dodge Challenger" me një shpejtësi të madhe, do t'ia mundësonte që të kalonte në një kohë dhe vend tjetër, sikur DeLorean në filmat "Back to the Future", u gjet i pa lënduar kur policia arriti në vendin e ngjarjes.

Për fat, askush nuk ishte lënduar, edhe pse dyqani të cilit i ra njeriu me veturë, ka nevojë për riparim. Njeriu në pyetje, i cili nuk ishte nën ndikimin e alkoolit, e as të drogave ilegale, u akuzua vetëm për vozitje të pakujdesshme, por megjithatë u dërgua në një spital të afërt psikiatrik, për ta bërë një vlerësim të gjendjes së tij mendore.

(Kosova Sot Online)