Në diell vërehet në vrimë e madhe

  • 17 janar 2020 - 12:51
Në diell vërehet në vrimë e madhe

Një vrimë e errët me qindra herë më e madhe se Toka është vërejtur këtyre ditëve në sipërfaqe të Hënës. Kjo vrimë me formë jo të rregullt shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 40A0.000 kilometra, thotë dr. Alex Jung, nga reparti i NASA-s për heliofizikë në qendrën "Godard". Sipërfaqja e kësaj vrime është për rreth 410 herë më e madhe sesa sipërfaqja e Tokës. Vrimat koronale për herë të parë janë vërejtur gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

Në fakt, është konstatuar se ato nuk janë vrima, por fusha në koronë të Diellit, në të cilat densiteti është për rreth 10 herë më e vogël sesa në pjesët e tjera të koronës. Është parë se era solare më së shpeshti vjen nga Dielli nëpërmes vrimave koronale. Mungesa e materies në këto zona është pasojë e faktit se gazi mundet lirisht të rrjedhë në ambientin rrethues, për shkak të çrregullimeve në atmosferë dhe në fushën magnetike të Diellit. 

(Kosova Sot Online)