Thotë se është profet i Zotit!

  • 19 January 2020 - 08:25
Thotë se është profet i Zotit!

Jaden Smith, i biri i reperit dhe aktorit të famshëm, Will Smith, ka paralajmëruar një linjë të re të modës, të cilën ai e ka titulluar "666". Përkundër asaj se numri 666 zakonisht konsiderohet numër i djallit, Jaden thotë se linja e modës është frymëzuar nga Zoti. Ja si shprehet ai në një intervistë: "Zoti ekziston në gjithçka që e rrethon zjarrin i cili digjet në qiell. Ai është përgjegjës për të gjitha idetë spontane. Në fakt, numri 666 përbëhet nga tri pjesë dhe përfaqëson gjashtë engjëjt që zbresin nga gjashtë qiej, të cilët janë në kërkim të gjashtë profetëve të cilët duhet t'i udhëheqin masat.

Këta engjëj më kanë zgjedhur mua si njërin nga këta profetë. Kjo linjë nuk është vetëm linjë e thjeshtë e rrobave. Rrobat duhet ta mbulojnë trupin, derisa 666 e transformon atë. Veshja e këtyre rrobave ofron mbrojtje nga sëmundjet e botës". Jaden, bashkë me motrën e tij Willow janë bërë simbole të një të menduari bizar. I gjori Will, ai është kaq i këndshëm për të pasur kësi fëmijësh.

(Kosova Sot Online)