Zbulohen disa planetë të ngjashëm me Tokën

  • 19 janar 2020 - 08:26
Zbulohen disa planetë të ngjashëm me Tokën

Astronomët kanë zbuluar edhe tetë planetë të tjerë, të cilët në bazë të largësisë nga ylli i tyre, do të duhej të përmbanin ujë të lëngshëm në sipërfaqen e tyre, një parakusht i cili, të paktën në Tokë, nënkupton ekzistimin e jetës. Nga këta planetë të gjetur tash vonë, janë dy të cilët janë tepër të ngjashëm me planetin tonë, sesa çdo ekzoplanet që është gjetur deri tani. 

"Pjesa më e madhe e këtyre planetëve janë gjasa të mira që të jenë me gurë, sikurse Toka", thotë astronomi Guillermo Torres nga Qendra "Harvard-Smithsonian" për astrofizikë në Kembrixh, Masaçusets. Torres dhe kolegët e tij i gjetën këta planetë duke i analizuar të dhënat e mbledhura nga teleskopi hapësinor i NASA-s. Planetët që janë më të ngjashëm me Tokën janë "Kepler438b", që gjendet rreth 470 vite të dritës larg Tokës dhe "Kepler-442b", i lokalizuar në një largësi prej rreth 1,100 vite të dritës larg Tokës. Këta planetë sillen rreth të të ashtuquajturve yje të kuq xhuxhë, të cilët janë më të vegjël dhe më të ftohtë sesa Dielli.

(Kosova Sot Online)