Hakeri që zbuloi të dhënat rreth jashtëtokësorëve

  • 22 janar 2020 - 10:46
Hakeri që zbuloi të dhënat rreth jashtëtokësorëve

Britaniku Gary McKinnon thotë se, pasi që ka thyer sistemin kompjuterik të NASA-s, ka gjetur informata në lidhje me UFO-t dhe jetën jashtë Tokës. Ai këto gjetje i ka publikuar në një intervistë dhënë kanalit TV "Rich Planet". Ky ekspert i IT-së, i cili ia doli që t'i thyente barrierat e sigurisë së NASA-s dhe ushtrisë amerikane, thotë se ka zbuluar dokumentin me titull "Zyrtarët alienë".

Dokumenti është shkruar në Excel dhe aty jepen emrat dhe gradat e disa personave të panjohur. McKinnon thotë se, në një tabelë gjendeshin të dhënat me emrin "transmetimi material midis anijeve". Ai thotë se kjo është dëshmi e ekzistimit të një programi sekret hapësinor amerikan. McKinnon u burgos për shkak të aktiviteteve të tij dhe SHBA-ja kërkoi dorëzimin e tij, për ta vënë para gjyqit në lidhje me qasjen jo të lejuar ndaj të dhënave. Por, autoritetet britanike nuk e dorëzuan atë në SHBA.

(Kosova Sot Online)