Dy ufo shihen pranë stacionit hapësinor brenda tetë ditësh

  • 28 January 2020 - 09:35
Dy ufo shihen pranë stacionit hapësinor brenda tetë ditësh

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, që prej fillimit të vitit 2015 e këndej, ka qenë dëshmitarë i një sërë dyshimesh për shfaqjen e UFO-ve. Në fakt, brenda vetëm tetë ditësh, janë parë dy UFO. Duket se kur ndodhin ngjarje të tilla, njerëzit në NASA që merren me shkurtimin dhe ndryshimin e videove kanë shumë punë.

Rasti i parë ka ndodhur më 6 janar, kur Toby Lundh, i cili e kishte filmuar videon, para se ajo të modifikohej pak sekonda më vonë. Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur më 14 janar, kur një astronautë amerikan kishte vërejtur një objekt në formë sferike, që qëndronte pezull. Objekti, pas pak sekondash, ishte zhdukur duke u fshehur prapa një objekti të errët.

(Kosova Sot Online)