Një materie misterioze po shkatërron zogjtë në San Francisko

  • 03 February 2020 - 09:16
Një materie misterioze po shkatërron zogjtë në San Francisko

Autoritetet tash e disa ditë janë duke u munduar që ta identifikojnë materien e çuditshme që po shkakton ngordhjen e shumë gjallesave në Gjirin e San Franciskos. Qendrat Lokale për mbrojtjen e zogjve kanë bërët të ditur që brenda disa ditëve kanë gjetur qindra zogj të ngordhur, të mbështjellë me një lloj materieje ende të panjohur.

Besohet se materia në fjalë ua ka pamundësuar zogjve që të krijojnë mbështjellësin që i izolon ata nga të ftohtit. "Para disa ditësh, materia ka qenë aq e trashë saqë është vërejtur lehtë në sipërfaqen e ujit. Mirëpo tani, materia ka filluar të zbehet dhe nuk është lehtë për t'u vërejtur", ka thënë Andrew Hughan nga Departamenti për Mbrojtjen e Jetës së Egër në Kaliforni.

(Kosova Sot Online)