Krijohet sistemi që na njofton për praninë e Ufo-ve

  • 10 shkurt 2020 - 10:27
Krijohet sistemi që na njofton për praninë e Ufo-ve

Përkundër faktit që agjencitë hapësinore sikurse edhe qeveritë e shteteve të fuqishme tash e një kohë të gjatë janë munduar t'i fshehin evidencat që tregojnë për ekzistencën e UFO ve, së fundmi është bërë një zbulim shumë i çuditshëm. Bëhet fjalë për sistemin që tregon për praninë e ndonjë UFO-je, në terrenin përreth personit që posedon një sistem të tillë.

"Hulumtuesi i UFO-ve" është 100% automatik dhe si i tillë i lajmëron njerëzit në kohë reale për praninë e ndonjë Objekti të Paidentifikuar që mund të gjendet afër tyre. Nëse ky sistem funksionon, atëherë do të ishte një tregues i qartë për ekzistencën e jashtëtokësorëve.

(Kosova Sot Online)