A ekzistojnë shkurtabiqët islandezë me të vërtetë?

  • 13 February 2020 - 10:03
A ekzistojnë shkurtabiqët islandezë me të vërtetë?

S htatë vjet pasi që ishte zhdukur pa nam e nishan, një antropologe doli nga një shpellë misterioze ku autoritetet besojnë se ajo mund të ishte mbajtur rob nga shkurtabiqët e jetës së përgjithshme! Kërkuesja shkencore nga Danimarka, Kalena Søndergaard, u gjet e tëra cullak, e mbuluar nga pluhuri në një vend të quajtur Elf Rock, ku besohet se jetojnë kushërinjtë tanë të vegjël.

"Ajo ulërinte si kafshë dhe fliste në një gjuhë të cilën ne nuk e kuptonim dhe nuk e kishim dëgjuar kurrë", thotë Arnor Guðjohnsen nga Shërbimi kombëtar i shpëtimit, i cili e dërgoi Kalenën në spital me helikopter. "Fjala e vetme që mund ta kuptonim ishte 'alfur', një fjalë e vjetër islandeze që dmth shkurtabiq. Në shpinën e saj kishte tatuazhe të ngjashme me ato që ishin gjetur nga vikingët kur e kishin pushtuar Islandën në vitin 874, që njihen si vizatime xhuxhash", thotë ai.

(Kosova Sot Online)