Parashikimet e udhëtuesit në kohë, John Titor, për vitin 2015

  • 17 February 2020 - 11:16
Parashikimet e udhëtuesit në kohë, John Titor, për vitin 2015

Më 2 nëntor të vitit 2000, një përdorues me emrin "TimeTravel_0" ishte futur nëpër forumet e udhëtimit nëpër kohë duke pretenduar se ai kishte ardhur nga vitit 2036 dhe kishte filluar t'iu përgjigjej pyetjeve të përdoruesve të tjerë. Më vonë, ai kishte thënë se quhej John Titor dhe se ishte një ushtar amerikan me bazë në Florida, që ishte dërguar me mision në vitin 1975, ndërsa më pas ishte ndalur në vitin 2000, për arsye tërësisht personale (të mbledhë libra dhe fotografi personale).

Në atë kohë ai kishte thënë që në periudhën 2000-2015 Amerika do të futej në shumë luftëra, ndërsa aktiviteti i saj ndërkombëtar do të përfundonte me hedhjen e raketave nukleare nga ana e Rusisë. Ai më pas kishte shkruar që bota do të kaplohej nga Lufta e Tretë Botërore, që ndonëse do të ishte e shkurtë, do t'ua merrte jetën më shumë se 3 miliardë njerëzve. Përfundimisht, ai kishte thënë se Amerika do të ndahet në pesë distrikte dhe secili prej këtyre distrikteve do ta ketë presidentin e vetë.

(Kosova Sot Online)