E tmerrshme: roboti tentoi t'ia "hante" kokën

  • 20 February 2020 - 09:25
E tmerrshme: roboti tentoi t'ia

Një grua në Korenë Jugore këtë javë u zgjua nga dremitja e ditës, duke parë se fshesa-robot për pak sa nuk ia kishte "gëlltitur" kokën. Bëhet fjalë për fshesa-robot, të cilat vet e pastrojnë dyshemenë, pa pasur nevojë për përdorim nga njeriu. Gruaja në fjalë kishte rënë që të pushonte në dysheme, sikur që është zakon në këtë vend dhe, si duket, fshesësrobot flokët e saj i ishin dukur si mbeturina, prandaj edhe kishte tentuar me çdo kusht që t'i eliminonte ato.

Roboti ia kishte kapur kokën gruas aq keq, sa që ajo nuk arriti ta lironte kokën vetë, por u detyrua që ta thërriste ndihmën e shpejtë. Kjo edhe bëri që aventura e kësaj gruaje 51 vjeçare ta merrte dhenë, meqë menjëherë rikujtonte temat e trajtuara në disa filma (Terminator, etj), ku robotët e së ardhmes luftojnë kundër njerëzve dhe duan ta mposhtin atë. Për fat, gruaja nuk ka pësuar lëndime serioze.

(Kosova Sot Online)