Shkencëtarët: Obelisku më i madh egjiptian nuk është ndërtuar nga njerëzit

  • 20 February 2020 - 09:32
Shkencëtarët: Obelisku më i madh egjiptian nuk është ndërtuar nga njerëzit

Në regjionin verior të Egjiptit të lashtë, është gjetur një obelisk i madh, për të cilin thuhet se është më i madhi që është zbuluar deri më tani. Një zbulim i këtillë me gjasë do ta ndajë në dysh komunitetin akademik. Arkeologët tani thonë se faraoni femër që njihet me emrin Hatshepsut, në fakt kishte miratuar ndërtimin e këtij obelisku. Natyrisht, inxhinierët modernë, të cilët nuk pajtohen me këtë mendim, thonë se egjiptianët e lashtë nuk e posedonin teknologjinë e nevojshme për ndërtimin e një strukture të tillë.

"Ky obelisk është gati për një të tretën më i madh sesa çdo obelisk tjetër që është gjetur ndonjëherë. Sikur të ishte ndërtuar deri në fund, ai do ta arrinte një gjatësi prej rreth 42 metrash, derisa pesha e tij do të ishte afër 1,200 tonelatash. Përpos problemit të formësimit të tij, shtrohet pyetja si do të ngritej ai obelisk në këmbë?", thotë Brien Foerester, njëri ndër ekspertët më të njohur botëror të kësaj fushe.

(Kosova Sot online)