Qyteti nëntokësor, 370 metra nën qytetin Detroit

  • 23 February 2020 - 09:03
Qyteti nëntokësor, 370 metra nën qytetin Detroit

Detroiti dikur kishte një klasë tejet të madhe punëtore. Kjo klasë punëtore ishte përdorë për të bërë një sërë tunelesh nëntokësore. Mbështetësit e teorive të konspiracionit mendojnë se këto tunele shërbejnë për strehimin e elitës gjatë “Teotwawki”-t (fundit të botës, të tillë si e njohim ne), transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Zyrtarisht, këto tunele janë pjesë e minierës së kripës, e cila shtrihej nga Dearborni e deri në Allen Park. Kjo minierë ka punuar nga vitet 1920 e deri në vitin 1983, kur edhe u mbyll, pas rënies së çmimit të kripës. Bëhet fjalë për kripën e gurit, që përdoret në industri. 

Prodhimi i kripës filloi sërish në vitin 1998, apo, mos ndoshta filloi diçka krejt tjetër?! Sido që të jetë, zyrtarisht, kjo është njëra ndër minierat më moderne dhe më të sigurta në botë...

(Kosova Sot Online)