Fytyra e një fëmije fantazmë është parë në dritaren e një ish-jetimoreje

  • 25 February 2020 - 10:07
Fytyra e një fëmije fantazmë është parë në dritaren e një ish-jetimoreje

Kur dita e premte rastis të jetë dita e trembëdhjetë e muajit, diçka e pazakontë mund të ndodhë, ose të paktën, gjasat që të ngjajë diçka e pazakontë, janë shumë më të mëdha. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në një ndërtesë të një jetimoreje të braktisur, ku është shfaqur një "fytyrë misterioze e një fëmije".

Alarmi është shkaktuar nga një banor lokal, i cili besonte se në dritaren e asaj jetimoreje ishte shfaqur fytyra e një fëmije që qante. Pas raportimeve fillestare dhe hulumtimeve të mëvonshme është thënë që ndërtesa e periudhës së Epokës Viktoriane, që për një kohë kishte shërbyer si jetimore në Liverpul të Anglisë, është e mbushur me fantazma fëmijësh.

(Kosova Sot Online)