Figura të çuditshme shihen në një kafene në Boston

  • 26 February 2020 - 08:51
Figura të çuditshme shihen në një kafene në Boston

Bëhet fjalë për një ndërtesë historike, e cila dikur ishte han, ku tanimë janë parë shumë fantazma, që janë bërë objekte të tregimeve të ndryshme. Por, tani edhe pronari i tashëm, Rob Hancock, i cili është mjaft skeptik sa iu përket këtyre gjërave, është bërë subjekt i disa incidenteve të çuditshme.

Pjesa më e madhe e incidenteve përfshijnë zhurma të papritura dhe përplasje të dyerve, por ato më interesantet kanë të bëjnë me pamjen e një figure të gjatë, misterioze, me pallto të gjatë. Disa nga rastet e zhurmave të mëdha kanë shkaktuar alarm në mesin e stafit. 

"Të gjithë ne kemi përjetuar dhe dëgjuar zhurma të mëdha, përplasje dhe zëra të tjerë", thotë Hancock. "Një ditë, unë dhe pastruesi ishim në kuzhinë dhe na u duk sikur ndonjë kamion iu kishte rënë mureve". Shqetësimet u bënë aq të padurueshme, sa që ishte ftuar një grup paranormal për ta studiuar këtë gjendje. Ende nuk është gjetur asnjë shpjegim i besueshëm.

(Kosova Sot Online)