Misteri i ngordhjes së njëzet mjellmave buzë lumit

  • 29 February 2020 - 12:14
Misteri i ngordhjes së njëzet mjellmave buzë lumit

Të paktën njëzet mjellma kanë ngordhur në mënyrë misterioze pranë një lumi në Britaninë e Madhe. Ndonëse ende nuk është bërë e ditur se çka në të vërtetë kishte shkaktuar ngordhjen e një numri kaq të madh të mjellmave, kujdestarët lokalë ua kanë tërhequr vëmendjen të gjithë banorëve, duke i këshilluar që të mos sorollaten buzë lumit.

Inspektorja Michelle Charlton ka thënë: "Të paktën njëzet mjellma janë gjetur të ngordhura dhe ndonëse ne dyshojmë që mjellmat kanë ngordhur si pasojë e ndonjë helmimi apo sëmundjeje, asgjë e tillë nuk është gjetur nga testet fillestare". Mjellmat tanimë janë dërguar për ekzaminime të mëtejme, ndërsa ekspertë të dukurive paranormale kanë thënë që ekziston mundësia që lumi të ketë rënë pre e ndonjë mallkimi!

(Kosova Sot Online)