Stephen Hawking: udhëtimi në hapësirë do ta shpëtojë njerëzimin

  • 01 March 2020 - 13:04
Stephen Hawking: udhëtimi në hapësirë do ta shpëtojë njerëzimin

Fizikani i shquar e ka krahasuar eksplorimin e hapësirës me "sigurimin jetësor" për racën njerëzore. Teksa ka folur në Muzeun e Shkencave në Londër, fizikani Hawking ka thënë që agresioni i parë në tokë është një tregues i qartë që njerëzimi nuk e ka gjatë në këtë planet, ndërsa, ka shtuar që shpëtimi i vetëm për racën njerëzore do të ishte gjetja dhe pushtimi i një planeti tjetër.

"Dërgimi i njerëzve në hënë e ka ndryshuar të ardhmen e racës njerëzore në një mënyrë që ende nuk e kemi kuptuar", ka thënë ai. "Ndonëse ky udhëtim nuk ka zgjidhur ndonjë problem të planetit tonë, na ka pajisur me perspektiva të reja sa i përket shkaqeve të këtyre problemeve dhe trajtimit të tyre". Hawking tash e një kohë të gjatë e ka mbështetur teorinë që nëse nuk kërkojmë jetë jashtë tokës, ne jemi duke kryer vetëvrasje.

(Kosova Sot Online)