Nën Toronto zbulohet një tunel misterioz

  • 04 March 2020 - 10:43
Nën Toronto zbulohet një tunel misterioz

Policia në Toronto të Kanadasë ka zbuluar një tunel të gjatë dhjetë metra në afërsi të terreneve sportive universitare, ku ka gjetur edhe një kurorë me simbolet e përkujtimit të Luftës së Parë Botërore. Zbulimi i pazakontë është publikuar me shpresë se publiku do të ndihmojë në zbulimin e arsyes së ndërtimit të atij tuneli, si dhe të zbulimit të ndërtuesve të tij. - Nuk ka asnjë dëshmi se ky tunel është bërë me qëllim të rrezikimit të sigurisë publike, e as për ndonjë veprimtari antiligjore - ka deklaruar zëvendësi i shefit të policisë së Torontos, Mark Sounders.

 Nuk e dimë pse është hapur dhe kjo është ajo që na shqetëson më së shumti, shton ai. Mënyra e hapjes së këtij tuneli tregon se ata që e kanë hapur kanë pasur njohuri rreth sigurimit të stabilitetit të tunelit, e hyrjen e tij e kanë zbuluar rastësisht ekspertët ekologjikë në pjesën malore afër universitetit "York" në Toronto. Pas përfundimit të hetimeve, tuneli është mbyllur.

(Kosova Sot Online)