UFO-ja e purpurt ndërpret një emision TV në Peru

  • 05 March 2020 - 11:21
UFO-ja e purpurt ndërpret një emision TV në Peru

Një ekip TV, i cili ishte duke incizuar një emision në Lima të Perusë, ktheu kamerat kah qielli, për ta incizuar një objekt të çuditshëm. Ata ishin duke incizuar një pjesë të emisionit TV "Alto al Crimen" në distriktin Miraflores të kryeqytetit peruan, kur panë se, jo fort larg nga ta, në qiell dukej një objekt i çuditshëm. Kongresisti Renzo Reggiardo, i cili ishte duke marrë pjesë në emision, e ndërpreu intervistën në mënyrë që kamerat të mund të drejtoheshin kah një objekt i purpurt në qiell, i cili ia kishte tërhequr vëmendjen.

Më pas, në incizimet e publikuara, u pa se objekti ngjante me një UFO, i cili qëndroi në qiell për rreth dy orë para se të zhdukej. Dega peruviane e organizatës MUFON (që merret me studimin e UFO-ve), tani është në kërkim të dëshmitarëve shtesë.

(Kosova Sot Online)