A mund të vdesim nga frika?

  • 05 March 2020 - 11:30
A mund të vdesim nga frika?

Të gjithë ne e kemi dëgjuar shprehjen "për pak vdiqa nga frika", por, shtrohet pyetja, a mundet frika të jetë aq e fortë, sa që të na vrasë? Frikët tona janë pjesë të trashëgimisë tonë gjenetike. Të gjitha ato gjëra të cilat ua kanë marrë jetën paraardhësve tanë, kanë mbetur të shtypura në gjenet tona, në formë të frikëve, të cilat kanë për qëllim që të na ruajnë nga ato situata të rrezikshme.

Për shkak të kësaj trashëgimie gjenetike, kemi frikë të ndryshme, sikur që është frika nga lartësia, nga merimangat, nga ambienti i mbyllur, e e shpeshtë është edhe frika nga gjilpëra. Natyrisht, këto frikë nuk kanë lindur gjatë natës, por për shkak se ato situata, nga të cilat kemi frikë, për njeriun ishin rrezik konstant përgjatë evolucionit. E, sa i përket asaj se a mund të vdesim nga frika, përgjigjja është - po, por kjo varet nga ajo se në ç'gjendje është zemra jonë. Frika shkakton përshpejtim të punës së zemrës, prandaj nëse zemra është e dobët, mund të vijë edhe deri te vdekja.

(Kosova Sot Online)