Një ufo me tri drita i afrohet shumë një makine në lëvizje

  • 16 March 2020 - 10:52
Një ufo me tri drita i afrohet shumë një makine në lëvizje

Wyoming ka qenë dëshmitar i një ngjarje shumë të çuditshme. Teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij, më 6 mars 2014, në orën 21:40, ai i kishte vërejtur tri drita të çuditshme, për të cilat fillimisht kishte menduar që është ndonjë aeroplan. Mirëpo, këto drita i ishin afruar veturës së tij me shpejtësi të madhe. Wyoming bashkë me një mik të tij ishin duke u kthyer nga Kollinsi për në Kejene të Filadelfias kur i kishin vërejtur këto drita. 'Këto drita fillimisht ishin të renditura në formë trekëndëshi dhe filluan të rrotullohen.

Në atë moment mendova se ai do të përplaset, mirëpo menjëherë dritat u renditën në mënyrë vertikale dhe lëviznin nga lart poshtë'. Kur objekti ishte afruar shumë, ata e kishin vërejtur që nuk ishte aeroplan. 'Teksa afrohej në drejtim të makinës sonë, ne e vërejtëm që nuk ishte aeroplan, mirëpo nuk mund të konstatonim formën e tij të saktë. Ne nuk kemi mundur të vërejmë formën e objektit, sepse dritat ishin shumë të fuqishme, ose ndoshta ai objekt nuk kishte formë fare.'

(Kosova Sot Online)