Shkenctarët kanë qenë të dhënë pas okultes dhe mbinatyrores

  • 17 March 2020 - 14:55
Shkenctarët kanë qenë të dhënë pas okultes dhe mbinatyrores

Sër Isaac Newton dhe besimi i tij te okultja Për ata që janë të njohur vetëm me figurën shkencore dhe matematikore të Issac Newtonit, do të jetë befasi informata se ai ishte edhe një anglikan i devotshëm dhe një alkimist. Një gjë e tillë nuk ishte e çuditshme për shkencëtarët e shekullit XVII dhe XVIII. Newton ishte i dhënë pas numerologjisë biblike, astrologjisë dhe kërkimit të Gurit filozofik. Për të nuk kishte dallim midis mistikes dhe shkencëtares. Ai mendonte se bota mund të kuptohej qoftë me anë të matematikës, apo edhe me anë të sekreteve të fshehura në Bibël. Sipas llogaritjeve të tij, të bazuara në Bibël, kiameti do të bëhet në vitin 2060.

Oliver Lodge, telegrafia dhe telepatia Fizikani britanik, Oliver Lodge, është njëri nga ata që kanë kontribuar në zhvillimin e telegrafit, por ai po ashtu mendonte se, përpos zërit dhe pulseve, mund të udhëtonin në distanca të largëta edhe mendimet e njeriut. Lodge është njëri nga ata shkencëtarë që u dha pas spiritualizmit pas një tragjedie familjare. Pas vdekjes së të birit, ai filloi të merrte pjesë në seanca spiritualiste, ku thirreshin shpirtrat. Por, sikur që thamë, interesimi i tij i vërtetë ishte te mundësia e transmetimit të mendimeve, rreth të së cilës temë ai shkroi edhe një libër, të quajtur "Telepathy and Clairvoyance".

Charles Richet, laureati 'Nobel' me shqisë të gjashtë Në vitin 1913, fiziologu Charles Richet mori shpërblimin 'Nobel' për punën e vet rreth anafilaksisë, por më pas ai u dha pas fenomeneve paranormale. Richet supozonte se qeniet njerëzore mund t'i projektojnë forcat e tyre trupore për të shkaktuar ngjarje fizike, se njerëzit mund t'i parandiejnë gjërat dhe mund të krijojnë ektoplazmë. Ai shkroi gjerësisht rreth teorisë së tij të shqisës së gjashtë, me anë të librave të shumtë, si "Treatise on Metapsychics", "Our Sixth Sense" dhe "The Future and Premonition". Richet ishte aq i bindur rreth fenomeneve paranormale, sa që kishte fshehur në një rast dëshmitë rreth falsitetit të një fenomeni paranormal.

Jack Parsons, shkencëtari ithtar i Aleister Crowley-t Jack Parsons ishte anëtar themelues i laboratorit "Jet Propulsion Lab" të NASA-s dhe shpiku një karburant solid. Ai po ashtu ishte ithtar i Aleister Crowley-t dhe anëtar i lartë i urdhrit të tempullarëve, "Ordo Templi Orientis". Parsons thoshte se një herë e kishte thirrur djallin. Ai ka lidhje edhe me krijimin e sajëntologjisë. Themeluesi i kësaj feje të re, L. Ron Hubbard, kishte jetuar me Parsonsin dhe me të dashurën e tij, duke marrë pjesë në ritualet mistike të tyre. 

(Kosova Sot Online)