Një dritë misterioze është parë në qiellin e Rusisë

  • 24 March 2020 - 13:30
Një dritë misterioze është parë në qiellin e Rusisë

Një rrufe misterioze sërish e ka ndriçuar qiellin rus, për çka disa dyshojnë se Tokën, në fakt, e kanë vizituar alienët. Ekspertët thonë se shpërthimi i kaltër-i bardhë i dritës, që është parë në Sevastopol, në jug të Rusisë, nuk ka prejardhje natyrore. Ky shkëlqim i çuditshëm nuk ishte i përcjellë me ndonjë zhurmë, thonë dëshmitarët, ku disa prej tyre edhe e kanë incizuar këtë fenomen.

Ka të tillë që thonë se, gjatë këtij shpërthimi të dritës, në shtëpi janë dridhur (fikur-ndezur) disa herë dritat elektrike. "U frikësova nga ajo që pashë. Tanimë kisha rënë në shtrat. U duk sikur një dritë e fortë ma ndriçoi tavanin", ka deklaruar një grua. Shpjegimet potenciale të kësaj dukurie janë të shumta, duke filluar nga stërvitjet ushtarake, drita polare, prishjet në rrjetin elektrik, por edhe ndonjë UFO, a diçka të ngjashme. Kjo nuk është hera e parë që në Rusi shihen drita të çuditshme. Në nëntor të vitit të kaluar, një dritë e çuditshme, e cila zgjati 11 sekonda, kishte ndriçuar qiellin mbi Jekaterinburg.

(Kosova Sot Online)