Nga muret e autobusit rrjedh gjak?!

  • 01 April 2020 - 12:29
Nga muret e autobusit rrjedh gjak?!

Një incident me të vërtetë i frikshëm, sikur ai në filmat horror, ka ndodhur disa ditë më parë në autobusin 99 B në Vankuver të Kanadasë. Fotot frikësuese tregojnë momentin kur një lëng i kuq si gjaku kishte filluar të rridhte në pjesët e brendshme të autobusit.

Derisa lëngu mblidhej në dyshemenë e autobusit, udhëtarët e kapur nga paniku i kishin bërtitur shoferit që ta ndalte autobusin dhe ta hapte derën. Ka edhe të tillë që kanë bërë shaka me këto foto, por edhe me një incizim që më pas është publikuar, duke thënë se ndoshta këtij autobusi i duhet një... ekzorcist i mirë. Për vetëm dy ditë këtë video e kanë shikuar më shumë se 50.000 njerëz.

Në incizim dëgjohen udhëtarët duke bërtitur, derisa njëri nga ta pyet: "Çka është kjo? Po i vjen era"! Edhe pse ende nuk dihet se çka ka mundur të ketë ndodhur në këtë autobus, besohet se lëngu i kuq ngjan me antifrizin, i cili gjendet në majë të kabinës së prapme të autobusit. 

(Kosova Sot Online)