Athua edhe avioni i rrëzuar i "Germanwings" të jetë i kurdisur?!

  • 01 April 2020 - 12:30
Athua edhe avioni i rrëzuar i

P as çdo ngjarjeje të madhe, apo të rëndësishme, gjithmonë ka ndokush që del e thotë menjëherë se si tërë kjo nuk është e vërtetë, etj, etj. Kështu ndodhi edhe me rastin e rrëzimit të fundit të avionit gjerman. Bile, një humorist amerikan, me emrin Rob Hanson thotë se është e çuditshme që piloti doli të shkonte në WC gjatë një fluturimi që zgjatë vetëm dy orë. Mbështetësit e teorive të konspiracionit thonë se edhe ngjarja e këtij avioni është e kurdisur, sikur masakra "Charlie" në Francë, zhdukja e avionëve, etj, etj.

Bile, përmendet edhe emri i kryeministrit izraelit, Netanyahu, i cili në një rast paska thënë se do ta shkatërrojë SHBA-në dalë-ngadalë. Thuhet se rrëzimi i këtij avioni gjerman është bërë me qëllim nga ndonjë shërbim i inteligjencës, meqë nuk ka gjasa që ai të ketë rënë vetë, apo me fajin e ko-pilotit, sikur që thuhet zyrtarisht. Ata thonë se çdo avion ka një sistem, i cili mundëson që ai të dirigjohet nga satelitët dhe të mos bjerë në tokë. Kjo, sipas tyre, është bërë me qëllim që të evitohet përplasja e avionëve në vende të ndjeshme, sikur që janë p.sh. centralet bërthamore.

(Kosova Sot Online)