Qyteti rus Kolomna, magnet për UFO Dukuritë paranormale në Malin Shasta

  • 02 April 2020 - 11:46
Qyteti rus Kolomna, magnet për UFO Dukuritë paranormale në Malin Shasta

S ipas raportimeve të medieve ruse, të bëra më 22 mars të këtij viti, qytetarët të cilët banojnë në qytetin rus, Kolomna, kohëve të fundit kanë raportuar për një sërë UFO-sh, që, sipas tyre, janë parë duke fluturuar në qiellin e këtij qyteti. Objektet fluturuese, që janë parë nga qindra dëshmitarë, janë përshkruar si objekte që kanë lëvizur në drejtime të ndryshme, para se të ndaleshin për të qëndruar pezull në një pozicion dhe të zhdukeshin përsëri.

Është për t'u habitur fakti që pikërisht në këtë periudhë gjatë vitit të kaluar, shumë njerëz kishin raportuar për incidente të tilla, ndërsa, kur këto ngjarje janë përsëritur edhe këtë vit, hulumtuesit e dukurive paranormale kanë filluar të hulumtojnë se çka në fakt është duke i tërhequr UFO-t në këtë qytet.

(Kosova Sot Online)