NASA del me mesazh inkurajues: Pas këtij terri, do dalim sërish të shikojmë yjet

  • 06 prill 2020 - 08:37
NASA del me mesazh inkurajues: Pas këtij terri, do dalim sërish të shikojmë yjet

“Vetëm në errësirë mund të shohësh yjet”. Është fraza e famshme e Martin Luther King, shprehje të cilën Nasa ka vendosur ta ndajë me publikun në rrjete sociale, në një kohë që kjo botë është zhytur në pasiguri dhe ankth për të ardhmen.

Mesazhi i NASA vjen si përpjekje për të inkurajuar popujt përballë kësaj që po kalojnë me infeksionin shqetësues.

Imazhi i publikuar nga Agjencia e Hapësirës NASA, tregon Tokën me gjithë bukuritë e saj.

(Kosova Sot Online)