Takimi i punëtorëve të plantacionit me krijesën e çuditshme  

  • 10 April 2020 - 11:55
Takimi i punëtorëve të plantacionit me krijesën e çuditshme  

Në fund të muajit janar të këtij viti, punëtorët e plantacionit të ullinjve në ishullin Borneo të Azisë kishin vërejtur një krijesë, të cilën e kanë përshkruar si "shumë të çuditshme". Bazuar në rrëfimin e njërit prej punëtorëve, ky ka qenë reagimi i tyre: "U patëm tronditur. Asnjëri prej nesh nuk kishte parë diçka të atillë më herët.

Njëri nga punëtorët e kishte goditur shumë krijesën, derisa ajo kishte rënë përtokë. Të gjithë patëm menduar që krijesa në fjalë pati ngordhur. Mirëpo, pa kaluar shumë kohë, krijesa e çuditshme u pati ngritur dhe menjëherë pati vrapuar drejt pyllit. Ka qenë një ndjenjë e tmerrshme". Punëtorët nuk e kishin raportuar rastin, mirëpo kishin postuar një video në internet, ku mund të shihet krijesa që është sa e çuditshme aq edhe e frikshme.

(Kosova Sot Online)