Pse kaq shumë hotele historike pretendojnë të jenë të pushtuara nga fantazmat?

  • 20 April 2020 - 15:00
Pse kaq shumë hotele historike pretendojnë të jenë të pushtuara nga fantazmat?

Nuk është dukuri e rrallë, që hotelet historike të pretendojnë të jenë të pushtuara nga fantazmat. Ekziston një uebsajt i tërë, i cili ju ndihmon që ta zgjidhni hotelin tuaj të preferuar, me fantazma, natyrisht.

Në Ashevill të Karolinës Veriore ekziston një hotel 102 vjet i vjetër, i cili duket sikur një kështjellë guri. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte shërbyer si burg për diplomatët e Boshtit, të cilët mbaheshin në atë hotel të mbyllur nga Departamenti i Shtetit. Njëherë aty kishte qëndruar edhe Thomas Edison, sikur edhe Helen Keller dhe Franklin D. Roosevelt. Por, për shumë dekada, "Grove Park Inn" (i cili tani quhet "Omni Grove Park Inn") ka pasur një mysafir, i cili kurrë nuk ka qenë i famshëm, e as i njohur. Emri i saj është Zonja Rozë. Ajo është fantazmë. Zonja Rozë nuk është aq zonjë, sa që është mjegull, apo tymnajë. Ndonjëherë ajo paraqitet në mes të dimrit, kur në hotel ka shumë pak njerëz. Ajo e ka zakon që të paraqitet herët në mëngjes, apo natën vonë, atëherë kur më së paku pritet një gjë e tillë. ajo kryesisht është e lidhur me Dhomën 545, ku thuhet se ndihet një prani e ftohtë. Ndoshta ajo kishte qëndruar në këtë dhomë kur kishte qenë gjallë. Por, ndoshta jo. Ka edhe raste të tjera Nuk është dukuri e rrallë që hotelet historike të pretendojnë të jenë të pushtuar nga fantazmat.

Ekziston një uebsajt i tërë, i cili ju ndihmon që ta zgjidhni hotelin tuaj të preferuar, me fantazma, natyrisht. Sikur fantazmat i bëjnë më autentike hotelet e vjetra. Hoteli i afërt "Lake Lure Inn" besohet të jetë i pushtuar nga themeluesi i tij, Lucius Morse, i cili vdiq në vitin 1946, si dhe nga shpirtrat e ushtarëve, të cilët ishin mjekuar aty. "Grove Park Inn" kishte ndërmarrë një hetim në lidhje me Zonjën Rozë në vitin 1996, por tregimet rreth saj zgjasin thuajse gjysmë shekulli.

Hoteli ishte ndërtuar në vitin 1913 nga Edwin Wiley Grove, i cili u bë i pasur duke shitur një ilaç kundër malaries. Miqësia Gjatë një udhëtimi për në Detroit, ai krijoi miqësi me Fred Seely-n, një biznesmen tjetër të ilaçeve, i cili më pas me të shpejtë u martua me vajzën e Edwinit, Evelyn. Në dekadën e parë të shekullit XX, kur Grove kishte blerë mjaft tokë sa për ta ndërtuar një hotel, ai thuajse nuk mundej që të përcaktohej për planin e hotelit. Më pas, Seely bëri planin e tij, i cili i pëlqeu Edwinit. Sikur edhe shumë tregime të tjera rreth fantazmave, edhe historia e Zonjës Rozë i ka mangësitë e veta, por edhe detajet drithëruese.

Legjenda thotë se, një grua, me gjasë e veshur me rroba ngjyrë rozë, vdiq në "Palm Court", atriumin e brendshëm të pjesës kryesore të hotelit. Ajo mund të jetë vrarë, të ketë bërë vetëvrasje, apo të mos ketë ekzistuar kurrë. sipas legjendës, Zonja Rozë ishte mishërim i bukurisë femërore. Por, ka edhe të tillë që mendojnë se ajo ishte prostitutë, apo e çmendur. Mysafirët tregojnë se ajo i ndezë dhe i fikë dritat, kurse operatori i liftit thotë se të gjithë mysafirët ankohen për praninë e Zonjës Rozë. Ndoshta hotelet historike preferojnë as shumë fantazmat për shkak se ato janë shumë të ngjashme me mysafirët: të zhvendosura dhe bredhacake.

(Kosova Sot Online)