Misteret e frikshme, për të cilat nuk janë gjetur përgjigje tash e sa dekada

  • 24 April 2020 - 14:54
Misteret e frikshme, për të cilat nuk janë gjetur përgjigje tash e sa dekada

Takimi i frikshëm i Hopkinsvillit Asnjë artikull rreth ngjarjeve të tmerrshme, të pazgjidhura, nuk do të ishte komplet pa pasur të paktën një tregim rreth alienëve. Kjo na sjell te "goblinët" e Hopkinsvillit. Ngjarjet në Kentaki konsiderohen si njëra ndër dëshmitë më bindëse rreth ekzistimit të alienëve. Shtatë anëtarë nga dy familje ishte raportuar se ishin terrorizuar në një shtëpi në fshat, ku dëshmitarë ishin edhe disa policë lokalë. Dëshmitarët i përshkruanin "goblinët" (alienët) si të gjatë rreth 1 metër, me veshët me maje, me gishta si kthetra dhe me buzë të gjata, të holla.

Ata kishin ngjyrë të argjendtë dhe nuk i bindeshin ligjeve të gravitetit. Ata kurrë nuk kishin hyrë brenda nëpër shtëpi, por vetëm kishin kërcyer nëpër dritare dhe dyer, duke i tmerruar njerëzit. Ishin shtatë gjithsej njerëzit, të moshës së rritur, që ishin ankuar për këtë ngjarje. Ata, në bazë të analizave, nuk kishin marrë kurrfarë droge. Sinjali "wow" Sinjali "wow" ishte një sinjal i fuqishëm radiofonik, i detektuar nga Jerry R. Ehman, në vitin 1977. Sinjali në fjalë ishte detektuar për 72 sekonda dhe ai ishte aq i fortë, si dhe vinte nga distanca aq të largëta, saqë do të ishte e mundur të transmetohej vetëm nga teknologji më të përparuara sesa tonat. Ky sinjal ishte pranuar vetëm një herë. Shkencëtarët kanë përjashtuar mundësitë e falsitetit, si dhe ndonjë ndikim të jashtëm të ambientit. Në vitin 2012, ne, njerëzit, kemi dërguar 10,000 mesazhe të "Twitter"-it në drejtim kah erdhi mesazhi origjinal. Jemi në pritje të përgjigjes.

"UVB-76" Diku në Rusi, në një vend të panjohur, është duke operuar një radio-stacion me valë të shkurtra. Ky radiostacion transmeton një zukatje, e cila ndryshon në intensitet. Pa paralajmërim, zukatja ndalet herë pas here dhe emitohet kodi 'U-V-B-7-6' me një theks të fortë rus. Më pas, zukama vazhdon përsëri, për disa muaj, apo edhe vite, para se të jepet edhe një mesazh tjetër. Tash vonë kodi ka ndryshuar në MDZhB dhe besohet se lokaliteti ka ndryshuar nga Povarovo, afër Moskës, në perëndim të Rusisë. Studenti rus, Egor Esveev, ka eksploruar atë që besohet të ishte vendi i vjetër i këtij radiostacioni.

Ai në fillim ishte penguar nga një njeri me biçikletë, e më pas nga grua, e cila shtynte një karrocë të zbrazët bebesh. Që të dy kishin dalë papritmas nga mali. Në afërsi nuk ka asnjë vendbanim. Athua nga erdhën këta njerëz dhe cila është domethënia e kodit? Gjurmët e dreqit Edhe pse duket sikur të ishte titulli i ndonjë filmi të tmerrit, "gjurmët e dreqit" paraqesin një fenomen, i cili është parë në shkurt të vitit 1855, në Devonin lindor.

Pas të reshurave të mëdha të borës, banorët kishin gjetur gjurmë dypjesëshe. Këto gjurmë vazhdonin me kilometra të tëra në një drejtim të vetëm dhe dukej të paraqiteshin dhe zhdukeshin në intervale të rregullta. Edhe pse gjurmët dukeshin sikur të ishin të kafshëve, ato ishin të renditura në një vijë, sikur që janë gjurmët e njeriut. Edhe në vitin 2009 janë parë gjurmë të tilla. Ka shumë teori rreth këtyre gjurmëve, ku njëra nga to thotë se këto janë gjurmët e vet shejtanit

(Kosova Sot Online)