Cilët ishin njerëzit që e sfiduan vdekjen?

  • 27 April 2020 - 15:00
Cilët ishin njerëzit që e sfiduan vdekjen?

George Washington ishte imun ndaj plumbave Gjatë një beteje u vranë, një pas një, dy kuaj të cilët ishte duke i kalëruar Washington, e në pallton e tij u gjetën katër plumba. Gjatë betejës për Prinston, ai kishte komanduar trupat që ta gjuanin armikun në vetëm 27 metra distancë, derisa ai qëndronte në linjën e zjarrit. Sipas dëshmitarëve, tymi ishte aq i dendur, sa që ishte e pamundur që të shihej ndonjë gjë. E tërë skena ishte krejtësisht kaotike. Por, pasi që u largua tymi, Washington vazhdonte që të qëndronte mbi kalin e tij, pa asnjë gërvishtje. E sfidonte vdekjen.

Rasputin Grigorij

Rasputin ishte një mistik, i cili jetonte në kohën e car Nikollaj II, në fillim të shekullit XX. Në fillim ai ishte therur me thikë, më pas ishte helmuar, më pas ishte plagosur katër herë, e ishte lidhur, i mbështjellë me qebe dhe ishte hedhur në një lum me akull. Ai ia doli që të çlirohej nga qebja, por, megjithatë, më pas vdiq nga hipotermia. Mauro Prosperi mbijeton 10 ditë në shkretëtirë Prosperi është atlet italian, i cili kishte marrë pjesë në maratonën nëpër Saharë. Por, ai e kishte humbur udhën për shkak të stuhisë së rërës. Ai kishte mbijetuar duke e pirë urinën e vet, si dhe duke u ushqyer me lakuriqë, minj dhe gjarpërinj. Derisa e kishin gjetur ai kishte lëvizë më shumë se 200 km dhe kishte humbur më shumë se 40 kilogramë. Norman Olestad Junior ngjitet në bjeshkë duarthatë Kur Norman kishte pasur vetëm 11 vjet, ai kishte përjetuar një aksident ajror, me ç'rast kishte vdekur babai i tij dhe piloti i avionit të vogël. Si kishte mbetur në një lartësi prej 2.600 metrash në bjeshkën e mbuluar me borë. Edhe pasi që gruaja të cilës i ndihmonte ra nga lartësia në humnerë, Norman vazhdoi pa dorëza dhe pa asnjë pajisje. Ai arriti deri te baza pas orës 9, duke u ngjitur me anë të thonjve dhe duke përdorur këpucët e tij sportive si ski. Leon Trocki me sëpatë në kokë Trocki, dora e djathtë e Leninit, u vra në Meksikë pasi që vrasësi, të cilin ia kishte vënë prapa Stalini, e kishte sulmuar atë. Por, edhe pse ai ia nguli Trockit sëpatën në kokë, ky i fundit vetëm u ndal, e sulmoi sulmuesin e vet dhe e mbajti aty, derisa mbërritën truprojat e tij. Megjithatë, Trocki vdiq të nesërmen, në spital, si pasojë e komplikimeve.

(Kosova Sot Online)