Zbulohet një planet ekstrasolar, i ngjashëm me Marsin

  • 02 May 2020 - 08:55
Zbulohet një planet ekstrasolar, i ngjashëm me Marsin

Njëri nga planetët më të vegjël ekstrasolarë të zbuluar ndonjëherë, ky planet i vogël dhe i largët sillet rreth yllit të kuq xhuxh, Kepler-138 dhe po ashtu mendohet se, afër tij, gjenden edhe dy planetë të tjerë, të madhësisë përafërsisht sa të Tokës. "Ia kemi dalë që ta zbulojmë si madhësinë, po ashtu edhe masën e këtij planeti", thotë Dr. Jason Rowe nga Instituti SETI.

Ky planet, përpos që ka madhësi sa të Marsit, ky planet mund të ketë edhe karakteristika të tjera, të ngjashme me Marsin. Por, për fat të keq, për shkak të distancës tepër të madhe nga ylli i tij, ky planet nuk ka gjasa që të ofrojë kushte për jetë, megjithatë shkencëtarët kanë shumëçka për të mësuar duke studiuar sistemin e yllit Kepler-138. Sidomos është interesante mënyra sesi planetët ndërveprojnë me orbitat e njëri-tjetrit. Për shkak të përzierjes së këtyre orbitave, planetët në fjalë kanë vite me gjatësi të ndryshueshme.

(Kosova Sot Online)