Vërehet fantazma-fëmijë në një ndërtesë në Britani

  • 09 May 2020 - 09:28
Vërehet fantazma-fëmijë në një ndërtesë në Britani

Një grup entuziastësh të fantazmave thonë ta kenë regjistruar praninë e një fantazme Një grup entuziastësh të fantazmave, apo si e quajnë ata veten, gjuetarësh në fantazma, thonë ta kenë regjistruar momentin e frikshëm të aktivitetit të fantazmës në njërën prej ndërtesave më të pushtuara (nga shpirtrat) në Britani. Hetuesit paranormalë e kanë regjistruar paraqitjen e pashpjegueshme në kamerë gjatë një turneu në pallatin "Stanley" në Çester, i cili është edhe ashtu famëkeq për pamjen e fantazmave. Incizimi i SPI-së Ekipi nga "Sefton Paranormal Investigators" (SPI) ishin duke xhiruar në ndërtesën e shekullit XVI për serinë e re TV "True Ghost Stories", e cila do të fillojë që të shfaqet në shtator. SPI - e udhëhequr nga e ëma dhe i biri, Pamela dhe Aaron Robinette, si dhe nga Alan Mee - vërejtën një aktivitet jo të rëndomtë derisa shikonin incizimet e kamerave të vëzhgimit pas vizitës së tyre.

Duket sikur një mjegull pluhuri që paraqitet vetvetiu, e më pas paraqitet një anomali më e madhe afër këmbës së njërit prej anëtarëve të ekipit, që rri pezull frikshëm mbi dhomë. Në një pjesë tjetër të incizimit është kapur jehona e frikshme e një zëri të fëmijës, apo të më shumë fëmijëve, që i pëshpëritin njëri-tjetrit. Ekipi e rivizitoi këtë zonë në Pallatin "Stanley" pasi që ata kishin qenë aty më parë dhe arritën t'i incizonin tri figura fantazmash, të gjitha të fëmijëve, duke qëndruar në shkallë. Vend ideal për fantazma Thuhet se në këtë vend ka vdekur edhe një njeri, gjë që e bën pallatin me të vërtetë një vend të përshtatshëm për aktivitet paranormal. Gjuetarët në fantazma thonë se videoja është incizuar në EVP (Electric Voice Phenomena), gjë që zakonisht interpretohen si zëra shpirtrash. Zonja Robinette, 45 vjeçe, nga Southport, Mersisajd, tha: "Pas çdo hetimi, ne i shikojmë incizimet, për të parë a kemi kapur ndonjë gjë.

Incizimet e kamerave të vëzhgimit tregojnë një njeri duke ecur. Dhoma ishte tepër e pluhurosur, për shkak se është e vjetër, por përkundër kësaj, shihej qartë një anomali e çuditshme te këmba e tij, e cila me të shpejtë fillon që të rrijë pezull mbi dhomë. Mendojmë se bëhet fjalë për shpirtin e një vajze të vogël, e cila është incizuar edhe me EVP duke biseduar dhe duke qeshur. Ne i kishim dëgjuar zërat e fëmijëve edhe më parë, por kur u kthyem për herë të dytë, arritëm t'i incizonim edhe tre fëmijët fantazma në shkallë". Këta ekspertë janë të bindur se, kësaj here, me të vërtetë ia kanë arritur të incizojnë fantazma.

(Kosova Sot Online)