Fëmija alien nga shekulli XII

  • 09 May 2020 - 09:31
Fëmija alien nga shekulli XII

Në fund të shekullit XII, dy fëmijë tepër të çuditshëm dolën nga një gropë antike në fshatin Uolpit të Anglisë. Ata mbanin në trup rroba me ngjyrë dhe material të paparë deri atëherë, flisnin një gjuhë të cilën askush nuk e kuptonte dhe kishin një ngjyrë të gjelbër. Më pas, pasi që ata ishin mësuar të flisnin anglisht dhe pasi që kishte ardhur duke iu hequr ngjyra e gjelbër, ata përshkruanin vendlindjen e tyre, duke thënë se ajo nuk gjendet në Tokë.

 

Djali vdiq brenda vitit, por vajza u rrit dhe u martua. A mund të ishte i vërtetë ky tregim? Duncan Lunan ka lokalizuar vendin ku duhej të kishte ndodhur kjo ngjarje, iu ka rënë në gjurmë njerëzve dhe ata duken të ishin të vërtetë. Sido që të jetë, ne shpesh disi i përqeshim njerëzit e mesjetës si tepër besëtytë dhe injorantë, por si duket atëherë kishte një aktivitet shumë më të madh të alienëve sesa që ka tani.

(Kosova Sot Online)