Tregimet më të tmerrshme, të vërteta, që kanë të bëjnë me kukullat djallëzore (2)

  • 12 May 2020 - 15:19
Tregimet më të tmerrshme, të vërteta, që kanë të bëjnë me kukullat djallëzore (2)

Kukulla e Patty Reed-it Përkundër faktit që kjo kukull nuk mund të konsiderohet e pushtuar, historia që kjo kukull ngërthen në vete është shumë e frikshme. Ajo, në fakt, ka qenë pronë e Patty Reed-it, njërës prej anëtarëve të grupit, që, gjatë një rrugëtimi për në Kaliforni, ishin bllokuar në mesin e borës. Të uritur, anëtarët e grupit ishin detyruar që ta hanin njëri tjetrin. Ndërsa, kur më në fund kishin arritur anëtarët e grupit kishin arritur ta nisin kamionçinën e tyre në borë, Patty-t i ishte thënë që t'i hidhte të gjitha kukullat e saj, për ta lehtësuar barrën e kamionçinës. Megjithatë, Patty e kishte fshehur kukullën e saj të preferua - Patty-n - kukull kjo që i kishte mbijetuar udhëtimit të përgjakshëm, e që sot, e shfaqur në Muzeun Historik në Kaliforni, është simbol i tmerrit të përjetuar nga njerëzit, që ishte dashur ta hanë njëritjetrin për të mbijetuar.

Pupa Kukulla Pupa i ishte dhënë pronares së saj të parë në vitin 1920 dhe me të kishte qëndruar deri në vdekje. Pronarja e parë e kukullës u kishte thënë të gjithëve që Pupa ishte mikesha e saj më e mirë dhe se me të fliste gjëra të shumta, që as nuk mund t'i imagjinonte duke ia treguar njerëzve. Megjithatë, pas vdekjes së pronares së saj të parë, Pupa kishte filluar të shfaq shenja të aktivitetit paranormal. Fillimisht ajo e kishte avulluar kutinë prej xhami në të cilën ka qenë e ngujuar, për të shkruar më pas në të 'Pupa, urrejtje'. Më vonë, pronarët e saj të rinj e kishin incizuar Pupa-n duke ecur nëpër dhomë, mirëpo, sipas tyre, kur kishin dashur që ta ngarkonin videon në internet, në video nuk ishte parë gjë tjetër pos mbishkrimit 'Pupa, jo'. Kukulla Robert Kukulla Robert është njëra nga kukullat e pushtuara, më të njohura të të gjitha kohërave. Për më tepër, kjo kukull është bërë edhe inspirim i një filmi me kukulla të pushtuara. Historia e kukullës Robert është e tillë: Familja Otto kishte jetuar në perëndim të Floridës në SHBA dhe e kanë pasur një shprehi shumë të keqe - keqtrajtimin e shërbëtorëve. Një ditë, pasi që zonja e shtëpisë e kishte parë një shërbëtore të saj duke praktikuar magji të zezë në oborrin e shtëpisë, kishte vendosur që ta largonte nga puna, mirëpo, para se shërbëtorja të largohej, ajo ia kishte dhënë vogëlushit të familjes një kukull, që më vonë ishte bërë e njohur si Kukulla Robert.

Në fillim gjithçka ishte dukur të jetë në rregull mirëpo, pas një kohe, kukulla kishte filluar të shfaq shenja të çuditshme. Familjarët e kishin dëgjuar djaloshin duke biseduar me kukullën. Kukulla më pas kishte filluar të lëvizte pa e prekur askush, gjë të cilën thuhet se e bën edhe sot në kutinë ku është e vendosur në Muze. Letta Në vitin 1973, Kerry Walton ishte frikësuar shumë kur e kishte vizituar një shtëpi të braktisur. Megjithatë, pa u larguar nga shtëpia në fjalë ajo e kishte marrë një kukull, të cilën kishte vendosur që ta dërgonte në shtëpi. Kukulla besohet të ishte punuar rreth 200 vjet më herët nga një cigan, i cili e kishte punuar kukullën për të birin e tij të vrarë. Ciganët besojnë që shpirti i të vdekurve mund të transferohet tek kukullat. Pasi që Kerry e kishte dërguar kukullën në shtëpi, ajo kishte filluar të lëvizte, njerëzit të cilët e kishin parë papritmas kishin filluar të ndjeheshin të mërzitur ndërsa sa herë që kukulla ishte nxjerrë jashtë kishte filluar të binte shi.

(Kosova Sot Online)