Disa gjëra të çuditshme, të cilat ndodhën javët e fundit

  • 20 May 2020 - 14:53
Disa gjëra të çuditshme, të cilat ndodhën javët e fundit

Ka të tillë që thonë se kohët e fundit gjërat kanë filluar të përshpejtohen, për të keq, natyrisht. Mbështetësit e teorive të konspiracionit thonë se gjashtë muajt e fundit të këtij viti do të jenë me të vërtetë për t'u mbajtur mend. Ata përmendin disa gjëra që, sipas tyre, kanë ndodhur gjatë javëve të fundit. Ja disa prej tyre.

1. Të mërkurën e kaluar, bursa e Nju-Jorkut, "United Airlines" dhe "Wall Street Journal" kishin rënë jashtë funksionit për shkak të "defekteve të papritura teknike". Autoritetet kanë bërë shumë përpjekje që të na bindnin se hakerët nuk e kishin fajin për këtë.

2. Hakerët thyejnë sistemin e baterisë gjermane të raketave tokë - ajër. Ky lajm po që është i tmerrshëm. Sipas disa burimeve, hakerët sulmuan baterinë e raketave gjermane "Patriot", që gjenden të stacionuara në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë. Sulmi kibernetik bëri që bateria të zbatonte urdhra "të pashpjegueshme".

3. Në fillim të javës presidenti amerikan, Barack Obama, iu tha gazetarëve se "jemi duke përshpejtuar trajnimin e forcave të ISISit"… A thua të jetë ky një gabim i gjuhës, apo diçka tjetër?!

4. Më 30 qershor, mbi një pjesë të madhe të SHBA-së u pa papritmas Hëna "e përgjakshme". Kjo ndodhi mu në ditën kur Gjykata Supreme Amerikane publikoi vendimin për miratimin e martesave homoseksuale në tërë SHBAnë. Athua të jetë rastësi, apo shenjë e një ndëshkimi të dhembshëm, i cili e pret njerëzimin?

5. Edhe pse NASA tash vonë deklaroi se ata janë të sigurt që, në disa qindra vitet e ardhshme, Tokës nuk i kërcënohet rreziku i ndeshjes me ndonjë trup qiellor, apo kometë, ajo i bashkoi forcat me Administratën amerikane të sigurisë bërthamore, për ta gjetur mënyra sesi do të mund të përdoreshin armët bërthamore për shkatërrimi e trupave qiellorë që do të mund ta rrezikonin Tokën në të ardhmen.

6. Disa javë më parë morëm vesh se presidenti i SHBA-së tanimë ka lëshuar më shumë se 19 direktiva sekrete. A thua, çka është duke bërë ai, prapa shpinës së opinionit publik?

7. Këtë javë, Papa Françesku apeloi për krijimin e "një rendi të ri botëror ekonomik dhe ekologjik, ku të mirat e Tokës do të ndaheshin nga të gjithë, e jo vetëm nga më të pasurit. Shtrohet pyetja, si do të dukej ai rend i ri botëror?

8. Për më tepër, më 15 korrik pritet që të fillojë një stërvitje e madhe ushtarake amerikane, e njohur me emrin "Jade Helm". Athua, për çka janë duke u përgatitur ata?

(Kosova Sot Online)