Speciet e reja, që mund të dominojnë në Tokë në të ardhmen

  • 25 May 2020 - 15:01
Speciet e reja, që mund të dominojnë në Tokë në të ardhmen

A e keni pyetur veten ndonjëherë sesi do të duket Toka pas njëmijë a dymijë vjetësh? Ja disa supozime S hkencëtarët thonë se, në një të ardhme jo fort të afërt, njerëzit mund të pushojnë së qeni qeniet dominuese në Tokë, meqë do të paraqiten specie të tjera, më të zhvilluara se ne. Ja cilat mendohet se mund ta marrin këtë rol. Mbretëria e kafshëve Specialisti kanadez i bio-etikës, George Dvorsky, thotë se njerëzit kanë një imperativ moral, për rritjen e nivelit të inteligjencës te krijesat e tjera, normalisht sapo mundësitë tona teknologjike të na e mundësojnë një gjë të tillë. Ekspertët thonë se duhet t'iu ndihmojmë kafshëve që të arsyetojnë, duke i dhënë fund kështu avantazhit të padrejtë të cilin e kanë njerëzit ndaj tyre. A ka mundësi që kafshët e tilla, më të mençme, të çojnë krye kundër njerëzve? Kastat gjenetike

Sipas shkencëtarit Francis Fukuyama, "transhumanizmi", respektivisht përmirësimi i qenieve njerëzore me anë të inxhinieringut gjenetik, është shumë i rrezikshëm. Ai dhe ekspertë të tjerë thonë se "transhumanizmi" do të nënkuptonte fundin e barazisë dhe ideve liberale, ku njerëzit me burime më të mëdha materiale do ta kishin mundësinë që t'i "dizajnonin" fëmijët e tyre me aftësi superiore. Inteligjenca artificiale

Ekspertët sikur Stephen Hawking dhe Elon Musk pajtohen rreth shqetësimit në lidhje me zhvillimin e inteligjencës artificiale, e cila, sipas tyre, mund t'i zëvendësojë njerëzit. Format primitive të inteligjencës artificiale ishin të dobishme, por hapi i ardhshëm kah zhvillimi i formave më të përparuara të inteligjencës artificiale mund ta nënkuptojë fundin e njerëzimit. Format e reja të njerëzve Edhe pse shumica e ekspertëve thonë se kjo mundësi nuk është reale, megjithatë në teori ekziston mundësia që, si pasojë e evoluimit, të paraqiten në të ardhmen specie të reja të njerëzve. Popullzimi i planetëve të tjerë hapë mundësitë e një zhvillimi të paparë deri më tani.

Në ato rrethana do të nevojitej një specie njerëzore që do të mund të përshtatej me kushtet e ndryshme të jetesës. Alienët Ne jemi në kërkim fanatik të alienëve, por a e keni pyetur veten çka pasi që t'i gjejmë ata, apo pasi që ata të na gjejnë neve? Ata mund të jenë paqësorë, por nuk është e thënë. Vetë ardhja e tyre në Tokë do të nënkuptonte se ata do ta kishin një teknologji shumë më të përparuar sesa kjo jona, duke u gjendur kështu në mëshirën e tyre, që të bëjnë me neve çka t'ua dojë qejfi. Disa ekspertë thonë se, me vënien e parë të kontaktit me alienët, do të fillonte fundi i racës njerëzore. 

(Kosova Sot Online)