Në Mars gjenden mbetjet e një ndërtese?

  • 06 June 2020 - 09:19
Në Mars gjenden mbetjet e një ndërtese?

Thuajse nuk kalon asnjë ditë që të mos publikohet ndonjë lajm rreth pamjeve misterioze në Mars, të cilat dërgohen në Tokë nga roveri që gjendet mbi sipërfaqen e Planetit të kuq. Edhe pse shumë prej atyre incizimeve dhe fotove paraqesin një ambient të vdekur dhe të paformë të Marsit, mbështetësit e teorive të konspiracionit, si dhe ithtarët e ekzistimit të alienëve, gjejnë aty objekte të llojllojshme, eshtra, raketa, njerëz, kafshë, etj. Por, disa herë pamjet janë vërtetë intriguese dhe të bëjnë të mendohesh gjatë para se ta krijosh një mendim.

Kjo mund të thuhet për pamjet e fundit, ku qartazi duken ca struktura me formë të rregullt, apo thënë më thjeshtë, ca struktura që ngjajnë me gërmadhat, apo mbetjet e ndërtesave. Ndërtesave në Mars?! Pra, këtu qëndron tërë "esenca" e këtij lajmi. Menjëherë janë paraqitur spekulimet se ato ndërtesa mund të jenë mbetje e një civilizimi më të hershëm në Mars, por ka edhe zëra që thonë se ato mund të jenë shenja të pranisë së njerëzve në Mars. Në fakt, ka të tillë që thonë se njerëzit kaherë kanë shkuar në Mars, përkundër të dhënave zyrtare që e thonë të kundërtën. 


(Kosova Sot Online)