UFO-t, që u shfaqen në kohën e luftës në Vietnam

  • 27 May 2020 - 07:22
UFO-t, që u shfaqen në kohën e luftës në Vietnam

Publiku i gjerë rrallëherë mund të dëgjojë për tregimet me UFO nëpër zonat ku zhvillohet luftë, e sidomos në periudhën kur luftërat janë aktive. Megjithatë, pas përfundimit të luftës, kur dosjet fillojnë të hapen, në shesh fillojnë të dalin tregimet për objektet e çuditshme, që besohet se kanë origjinë jashtëtokësore.

E tillë ka qenë edhe lufta në Vietnam në vitet e 1960-a, pas përfundimit të së cilës kishin filluar të shpërfaqeshin tregimet e ndryshme, që thoshin se UFO-t kanë qenë të pranishme edhe në atë kohë. Në njërin prej këtyre rrëfimeve flitet për ngjarjen e vitit 1968, kur një ekip i ushtrisë amerikane kishte raportuar se ishte ndeshur me dy objekte të mëdha, në formë sferike.

(Kosova Sot Online)