Në "Stonehenge"-un rus gjendet një kafkë e zgjatur

  • 01 June 2020 - 07:06
Në

Asgjë nuk ngjan më shumë me mbetjet e alienëve, sesa kafkat e zgjatura, ato kafka të deformuara, të cilat na i rikujtojnë episodet e preferuara të serive fantastikeshkencore, apo të skeçeve të komedive me alienë. Kjo e shpjegon interesimin dhe ngazëllimin që shoqëron zbulimin e një skeleti të plotë me kafkë të zgjatur në Arkaim, lokalitet i cili më mirë njihet me emrin "Stonehenge" i Rusisë.

Arkaim gjendet afër Çeljabinskut, në Rusinë qendrore, menjëherë në veri të kufirit me Kazakistanin. Ky lokalitet u zbulua në vitin 1987, kur ai vend pritej që të vërshohej, për t'u krijuar një liqen artificial. Banimi me një sipërfaqe prej 20 000 metrash katrore daton nga shekulli XVII para erës së re, prandaj edhe krahasohet me "Stonehenge"-n. Edhe pse ishte shkatërruar në zjarr, kornizat e vendbanimit janë ende evidente prandaj disa kërkues shkencorë mendojnë se edhe këtu, sikur në "Stonehenge", ekzistonte një observatorium hapësinor.

(Kosova Sot Online)