Fantazma paraqitet në fotografi

  • 03 June 2020 - 07:20
Fantazma paraqitet në fotografi

Kur aktorja Rachel Mckeown kishte analizuar fotografitë e bëra në kafenenë "Lisbon" në Liverpul, ajo pa një fytyrë, e cila e bëri që të rrëqethej nga frika. Pas një shfaqjeje në teatrin "Unity", ajo bashkë me kolegët e saj kishin shkuar për të pirë diçka në këtë lokal. Me atë rast, ata bënë disa fotografi. Por, deri të nesërmen aktorja nuk pa fytyrën e fantazmës në njërën nga fotografitë e bëra. Rachel, e cila gjendet e para në të djathtë, në këtë fotografi, thotë se ishin rreth 20 pjesëtarë të stafit të teatrit që kishin shkuar në kafene.

Ajo tregon se fantazma ishte paraqitur në grupin e njerëzve të cilët ishin fotografuar pasi që kishin vallëzuar. Rachel thotë se beson në jetën pas vdekjes, sikur që beson edhe që njerëzit mund t'i shohin fantazmat. Mediat kanë tentuar që të kontaktojnë me stafin e kafenesë në fjalë, por ata nuk kanë pranuar të jepnin ndonjë deklaratë në lidhje me këtë rast. 

(Kosova Sot Online)