Misteri i statujës më të vjetër në botë

  • 04 qershor 2020 - 07:27
Misteri i statujës më të vjetër në botë

Bëhet fjalë për një statujë, e cila është e vjetër sa dyfishi i piramidave egjiptiane dhe përmban mesazhin më të vjetër të koduar në botë. Idhulli Shigir besohet se është 9,500 vjet i vjetër dhe konsiderohet objekti më misterioz në botë.

Kjo statujë besohet se është bërë gjatë periudhës së mezolitit, rreth vitit 7,500 para erës së re, por ishte zbuluar tek në vitin 1890 në Kirovgrad, regjionin Sverdlovsk, në Malet urale. Statuja në fjalë për momentin është e ekspozuar në Muzeun historik në Jekaterinburg të Rusisë dhe ruhet 24 orë në ditë nga forcat speciale ruse. Që nga viti 2003 kjo statujë ekspozohet e futur në një kuti të qelqtë, të mbushur me gaz inert. Në sipërfaqe të statujës shihen motive të çuditshme gjeometrike, të cilat në masën më të madhe, janë të pashpjegueshme. Ekspertët rusë thonë se kjo statujë përmban informata të koduara rreth krijimit të botës. 

(Kosova Sot Online)