Tregimet e njerëzve që pretendojnë të kenë udhëtuar në kohë e hapësirë

  • 13 June 2020 - 14:01
Tregimet e njerëzve që pretendojnë të kenë udhëtuar në kohë e hapësirë

Vizita në Mars me Barack Obama-n Avokati me bazë në Siatëll të SHBA-së, Andrew Basiago, ka thënë se kur ka qenë fëmijë, ai dhe William Stillings kanë qenë të përfshirë në një program sekret të udhëtimit në kohë të Qeverisë amerikane, që ishte quajtur Projekti 'Pegasus'. Qëllimi i këtij programi ka qenë i trefishtë: mbrojtja e tokës nga rreziqet që i kanoseshin nga hapësira, sigurimi i sovranitetit tokësor dhe akomodimi i krijesave të Marsit në planetin tonë. Megjithatë, pjesa më e mirë e pretendimit të tyre është ajo që Basiago dhe Stillings kanë thënë që, bashkë me ta në këtë udhëtim ka qenë hiq më pas se presidenti i tanishëm i SHBA-së, Barack Obama, në kohën kur ai ka qenë nëntëmbëdhjetëvjeçar, të cilit i ishte vënë emri kodues, Barry Soetero.

Në vitin 1980, këta tre, bashkë me shtatë të rinj të tjerë nga 'klasa e trajnimit për Mars' në Kolegjin 'Siskiyous' në Kaliforni (institucion real) kishin udhëtuar në Mars me anë të një teleportimi sekret, që ishte modeluar në bazë të udhëzimeve të gjetura në apartamentin e Nicola Tesla-s, pas vdekjes së tij. Ata pretendojnë të jenë futur në një fushë të mbushur me energji rrezatuese në brendësinë e një tuneli, dhe, pasi që tuneli ishte mbyllur, ata e kishin gjetur veten në Mars. Shtëpia e Bardhë edhe zyrtarisht e ka mohuar faktin që Obama të ketë qenë ndonjëherë në Mars. Ushtari amerikan i kthyer nga viti 2036.

Në fund të vitit 2000, interneti ishte pushtuar nga shkrimet e një personi, që pretendonte të ishte ushtar amerikan, që kishte udhëtuar nga viti 2036. John Titor, siç e quante veten, ishte nisur për në vitin 1975, duke e përdorur një pajisje të instaluar në një 'Chevy Suburban' të vitit 1987, ndërsa qëllimi i kthimit të tij në kohë ishte thënë se ishte marrja e një kompjuteri 'IBM 5100' për ta luftuar një virus, që për qëllim kishte shkatërrimin e botës. Titor, mes të tjerash kishte thënë që në vitin 2015 do të ngjanin disa sulme nukleare nga ana e Rusisë, që si pasojë do të sillnin vdekjen e më shumë se 3 miliardë njerëzve. Ndonëse shkrimet e tij ishin larguar nga interneti në vitin 2001, dy vite më vonë ishin publikuar 151 mesazhe në përmbledhjen që ishte titulluar: "John Titor: Tregimi i një Udhëtari në Kohë".

Në këtë përmbledhje janë paraqitur mesazhet e tij, që i tregojnë njerëzimit se çka do të ndodh në të ardhmen. I mbijetuari i vetëm i Eksperimentit të Filadelfias Në vjeshtën e vitit 1943, anija 'USS Eldridge' ishte bërë e padukshme dhe ishte teleportuar nga Filadelfia në Virxhinia, në incidentin që më vonë ishte bërë i njohur si Eksperimenti i Filadelfias. Deri në vitin 1988 ishte menduar që asnjë person nuk i kishte mbijetuar eksperimentit, megjithatë, në këtë vit, pasi që e kishte parë filmin 'Eksperimenti i Filadelfias', në skenë kishte dalë Alfred Bielek, kur atij i ishte 'kujtuar' që ai ishte lindur në vitin 1916 si Ed Cameron. Ai kishte dalë me pretendimin se ai ishte i mbijetuari i këtij eksperimenti. Ai kishte thënë që ishte angazhuar për një projekt ushtarak në vitin 1940, për ta bërë anijen e padukshme. Për arsye të paqarta, ai ishte transferuar në Pentagon, ku jashtëtokësorët ishin marrë me të, duke e 'shtypur fizikisht' dhe duke e shndërruar në një foshnje njëvjeçare, të vitit 1927. Bialek pretendon se ka qenë drejtor i një projekti për kontrollim mendjesh në vitet e 80-a, ku është marrë me transportimin e njerëzve nëpër periudha të ndryshme.

(Kosova Sot Online)