Ishulli i 'infektuar' nga fantazmat

  • 16 June 2020 - 14:59
Ishulli i 'infektuar' nga fantazmat

E kzistojnë shumë vende nëpër botë, për të cilat thuhet se janë të pushtuara. Megjithatë, këto vende kryesisht janë objekte, ndërtesa apo edhe ndonjë lis, në mesin e një ambienti pothuajse normal. Pra, përkundër faktit që konsideron të pushtuar, ata gjenden në mesin e botës, që të gjithë ne e njohim. Historia e ishullit Megjithatë, ekziston një ishull në afërsi të brigjeve të Liqenit Huron, në liqenet e mëdhenj të Miçiganit në SHBA, ku çdo centimetër katrorë duket të jetë i pushtuar. Ky, në fakt, është një ishull që vizitohet nga shumë turistë, që priten nga numri i paktë i banorëve vendas, për të cilët thuhet që janë më të paktë në numër sesa të vdekurit, disa prej të cilëve pretendohet se vazhdojnë të sorollaten nëpër ishull, në formë fantazmash. Ishulli Mekinak ka sipërfaqe prej 9 kilometrash katrorë dhe gjendet në skajin perëndimor të Liqenit Huron.

Thuhet që ky ishull ka vetëm 492 banorë, gjë kjo që mund të vërehet vetëm në periudhën jashtë sezonit, pasi që, për një kohë të gjatë të vitit, ishulli vizitohet nga një numër i madh vizitorësh, të cilët shkojnë për ta parë tokën e braktisur, që përbën pjesën më të madhe të ishullit. Megjithatë, përtej ambientit të bukur, ndonëse të braktisur, të këtij ishulli, fshihet një histori e tërë e tregimeve për pushtimet e vazhdueshme. Gjetja e artefakteve arkeologjike ka treguar që amerikanët vendas kanë banuar në këtë ishull që prej rreth vitit 900, apo 700 vjet para mbërritjes së evropianëve në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Në fakt, edhe emri Makinak i këtij ishulli vjen pikërisht nga këto fise të lashta, që i bie 'Breshkë e Madhe', të cilës ata kishin besuar që i përngjante ishulli i tyre shkëmbor. Ishulli, për një kohë të gjatë është konsideruar vend i shenjtë, për shkak se njerëzit kanë menduar se në ishull gjendej 'Shpirti Madhështor', andaj njerëzit elitarë të fiseve të asaj kohe, ishin dërguar për t'u varrosur pikërisht në këtë ishull, për të cilët besohet që sot i shqetësojnë turistit, duke u endur në formë fantazmash.

Fillimi i aktiviteteve paranormale Në kohën kur eksploruesit evropianë kishin mbërritur në mes të viteve të 1600-a, Ishulli Makinak kishte qenë tmerrësisht i braktisur, banorët e ishullit prapa kishin lënë vetëm eshtrat e tyre. Ishulli, për një kohë të gjatë është përdorur nga francezët, si pikë strategjike për të bërë tregti në këtë zonë. Më vonë ishulli kishte rënë në dorë të britanikëve, kur fantazmat e kishin filluar aktivitetin e tyre paranormal, duke ngacmuar banorët dhe turistët. Sot, turistët dhe vendasit raportojnë se dëgjojnë zëra të çuditshëm dhe shohin hijen e njerëzve të ndryshëm. Madje, ka të atillë që kanë thënë se janë shtyrë nga një forcë misterioze, ndonëse në afërsi të tyre nuk ka pasur njëri. Hijet, që shfaqen në ishull, besohet të jenë të njerëzve, që dikur kanë jetuar në këtë ishull, e që sot e kësaj dite nuk i lënë të qetë të gjallët.

(Kosova Sot Online)