Raporti shkencor e konfirmon se Departamenti i Sigurisë ka incizuar një UFO

  • 21 June 2020 - 09:19
Raporti shkencor e konfirmon se Departamenti i Sigurisë ka incizuar një UFO

Një grup i hulumtuesve të UFO-ve nga Koalicioni Shkencor për Hulumtimin e UFO-ve, që kanë një përvojë të gjatë në punët shkencore, janë takuar për t'i analizuar detajet e një video, që është publikuar nga Departamenti i Sigurisë, në të cilën pretendohet të shihet një UFO. Objekti në video është kapur nga një kamerë e gjendur në një aeroplan, në qiellin e Porto-Rikos.

Në bazë të hulumtuesve, objekti, që mund të shihet në video, ka karakteristika që nuk mund të ndërlidhen me ato të ndonjë aeroplani, pajisjeje ushtarake apo ndonjë fenomeni natyror. Objekti në fjalë bën lëvizje të shpejta në mes të lisave dhe ulet e ngrihet shumë shpejt, duke e injoruar pothuajse në tërësi gravitacionin. Edhe më çuditshëm bëhet kur, nga fundi i videos, objekti shihet duke u futur në ujë dhe duke dalë nga ai, pa e ngadalësuar shpejtësinë dhe pa shfaqur shenja të kontaktit me ujin. Në fund të videos atij i bashkohet një tjetër objekt i ngjashëm, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që objekti thjesht të jetë ndarë në dysh. 

(Kosova Sot Online)