Speciet e alienëve, të cilat tanimë janë duke jetuar në mesin tonë

  • E.K /
  • 23 June 2020 - 14:57
Speciet e alienëve, të cilat tanimë janë duke jetuar në mesin tonë

Liranët Ekziston bindja se liranët janë alienët më të vjetër, apo "njerëzit" e parë që kishin zhvilluar një civilizim në galaktikën tonë. I famshmi Billy Meier ishte njëri ndër njerëzit e parë që folën rreth liranëve. Ai pretendonte se liranët ia kishin treguar atij origjinën e tyre. Meier thoshte se këta alienë i kishin treguar atij se origjina e racës së tyre dhe racës sonë kishte filluar në sistemin e një ylli të largët, në një yjësi afër asaj që ne tani e quajmë Unaza Nebula e Lirës, për çka edhe këta alienë i quajmë liranë. Thuhet se ata janë "perënditë" antike.

Në pamje ngjajnë me nordikët, janë të gjatë dhe janë biondë. Arkturianët Këta alienë besohet ta kenë arritur një gjendje aq të përparuar, sa që shumë studiues i klasifikojnë ata si civilizim të dimensionit të pestë. Planeti i tyre i origjinës sillet rreth yjësisë Botes dhe gjendet rreth 200 vjet drite larg Tokës. Janë të paktë njerëzit që thonë të kenë pasur kontakt direkt me këta alienë. Të tillët i përshkruajnë arkturianët si krijesa me gjatësi 90 deri 150 cm, me kokë të madhe dhe me sy të mëdhenj, të zi, në formë bajamesh. Lëkura e tyre rëndom ka ngjyrë të gjelbër dhe në secilën dorë ata kanë nga tre gishta.

Ata mund të komunikojnë me telepati dhe mund t'i lëvizin objektet me fuqinë e mendjes së tyre. Mendohet se Sateliti i zi kalorës është satelit i lëshuar nga ta, i cili sillet rreth Tokës tash e 13 000 vjet, për ta mbrojtur atë. Telosianët Të përshkruar si humanoidë të gjatë, biondë, telosianët besohet të jenë të mbijetuarit e fundit të civilizimeve të vjetra në Tokë. Emri i tyre vjen nga greqishtja antike, ku fjala "telos" dmth "fund", apo "qëllim". Qyteti i tyre më i madh quhet Telos dhe ai besohet se gjendet nën malin Shasta në Kaliforni. Me anë të teknologjisë psikotronike dhe aftësive të mëdha trunore, kjo racë e alienëve besohet të ketë qenë në kontakt me racat e tjera, sikur që janë plejadianët dhe arkturianët. Njeriu i parë që foli rreth këtyre alienëve ishte admirali Richard Byrd. Në ditarin e tij, të botuar pas vdekjes, ai flet rreth një misioni sekret në Polin e veriut, vendin e një race të përparuar nëntokësore.

Ai thotë se telosianët filluan që të interesohen për racën tonë pas hedhjes së bombave atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki të Japonisë, gjë që i shqetësoi ata tepër shumë dhe i detyroi të ndërmerrnin masa mbrojtëse. lfa-Centaurët Jashtëtokësorët nga Alfa Centauri janë të aftë që të na shkatërrojnë jo vetëm neve, por edhe çdo specie tjetër agresive të alienëve. Mendohet se kjo është raca më e përparuar e alienëve në galaktikën tonë. Mendohet se ata e arritën këtë përparim meqë janë tepër inteligjentë dhe kureshtarë. Alfa-centaurët po ashtu kuptuan se, bashkë me fuqinë e madhe, shkon edhe një përgjegjësi po aq e madhe. Me kalimin e kohës ata u përshtatën që të jetonin nën ujë, prandaj bazat e tyre më të mëdha gjenden në fund të deteve dhe oqeaneve.

Mendohet se ata kanë qëndrim shumë miqësorë ndaj nesh. Plejadianët Plejadianët besohet të jenë pasardhës të liranëve të moçëm dhe ata konsiderohen si alienët më aktivë. "Shtëpia" e tyre gjendet në yjësinë Plejadë, e cila përbëhet nga disa yje që gjenden rreth 400 vite të dritës larg Tokës. Emri i tyre po ashtu vjen nga greqishtja e lashtë, "plein", që dmth të lundrosh. Edhe këta alienë kanë përzgjedhur Billy Meierin për të komunikuar me njerëzit e tjerë. Semjase, një femër e racës plejadiane, i ka thënë Billy-t se ata nuk janë roje të Tokës dhe se nuk janë as të dërguar të Zotit për ta mbrojtur planetin tonë. Por, përkundër kësaj thënieje, mendohet se plejadianët na kishin paralajmëruar rreth rrezikut që na kanoset nga alienët gri. Mendohet se këto dy raca të alienëve janë në luftë me njëra-tjetrën.

(Kosova Sot Online)