A janë alienë njerëzit që kanë gjak RH negativ?

  • E.K /
  • 24 June 2020 - 15:02
A janë alienë njerëzit që kanë gjak RH negativ?

Njerëzit kanë njërin nga këto grupe të gjakut: A, B, AB ose O. Shkencëtarët thonë se kjo ndarje është bërë në bazë të proteinave që gjenden në sipërfaqe të qelizave të cilat janë të ngarkuara me detyrën e luftimit të baktereve dhe viruseve. Pjesa më e madhe e qenieve njerëzore i kanë këto proteina, d.m.th. ata janë Rh pozitivë. Por, një grup i vogël i njerëzve nuk i kanë këto proteina dhe quhen Rh negativë. Si shpjegohet ky ndryshim qenësor? Dhe, pse ekziston ai? Përgjatë viteve janë bërë studime të ndryshme për gjetjen e përgjigjes në këto pyetje.

Zbulimi rrëqethës Tani, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur një gjë fascinuese në lidhje me të qenit Rh pozitiv, apo negativ. Sipas kësaj teorie, në një të kaluar të largët, qeniet jashtëtokësore kishin vizituar Tokën dhe, me anë të manipulimeve gjenetike, kishin krijuar njerëzit Rh negativë, me qëllim që ta krijonin një racë "skllevërish". Dihet që pjesëtarët e popullit bask në Spanjë dhe Francë kanë përqindjen më të lartë të njerëzve me gjak Rh negativ. Rreth 30% sish kanë faktorin (rr) Rh negativ, kurse rreth 60% bartin njërin gjen (r) negativ. Sipas mbështetësve të kësaj teorie, kjo shpjegon faktin pse nënat që janë Rh negative nuk tolerojnë fetuset me gjak Rh pozitiv. Kjo teori shkon deri te kohët antike sumere, kur një racë tepër e përparuar e alienëve kishte ardhur nga gjithësia: anunakit, të cilët krijuan shoqëritë e para njerëzore. Besohet se këto krijesa antike planifikuan dhe shkaktuan ndryshime gjenetike te speciet primitive njerëzore, duke krijuar krijesa më të forta dhe më të përshtatshme, të cilat përdoreshin si skllevër në një të kaluar të largët.

Familja mbretërore britanike, me origjinë aliene? Mendohet se faktori Rh negativ është pjesë e trashëgimisë të cilën në Tokë e lanë anunakit. Ajo që është interesante, ka të bëjë me faktin se faktori Rh negativ është më i shpeshtë te familja mbretërore britanike, gjë që ka shkaktuar zëra se pjesëtarët e kësaj familjeje mund të kenë origjinë jashtëtokësore. Shtrohet pyetja, çka nëse përkundër të gjitha qëndrimeve skeptike, njerëzit me gjak Rh negativ del që me të vërtetë kanë lidhje me "qeniet" që nuk janë nga Toka? Çka nëse kjo lidhje misterioze midis tyre ekziston ende? Si do të ndikonte kjo në ndryshimin e jetës në Tokë?

(Kosova Sot Online)